Që nga mbrëmja e së shtunës, rreth 150 shtëpi të fshatit Biti të komunës së Shtërpcës kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Muhamet Tahiri, banor i këtij fshati, tregon se i duhet që të shkojë deri në Prevallë të Prizrenit për të siguruar ujë, raporton KTV.
Sipas banorëve, arsye për këtë janë punimet që po bëhen për ndërtimin e hidrocentralit në Malet e Sharrit. Pikërisht për këtë, ata kanë protestuar këtë të martë para komunës dhe në vendin ku po ndërtohet hidrocentrali.
Ata madje, edhe kanë paralajmëruar padi ndaj kompanisë që sipas tyre, ka dëmtuar gypat e ujësjellësit.
Policia e Kosovës përsëri këtë të martë, ia ka ndërprerë punën kompanisë e cila është duke ndërtuar hidrocentralin, derisa për situatën në gatishmëri, ka qenë edhe njësia speciale.
E për të parë nga afër se çfarë po ndodhte ishte edhe komandanti i Policisë në Shtërpcë Dragan Ivanoviq, i cili pothuajse gjatë gjithë kohës, ka qëndruar në veturë.
Edhe
Banorët e Bitisë së Poshtme me protestë kërkojnë ujë
KTV-ja u ka dërguar pyetje zyrtarëve të komunës së Shtërpcës dhe ministrit në largim të mjedisit, Fatmir Matoshi, mirëpo asnjëri nuk janë përgjigjur.
Banorët e këtij fshati ka disa vjet që vazhdimisht kanë protestuar, duke kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve.
-
Banorët e Bitisë së Poshtme sërish protestojnë për ta kundërshtuar futjen e lumit nëpër gypa
-
Prej dy muajsh Bitia e Poshtme pa ujë të pijshëm, shkaku i punimeve në hidrocentral
-
Përkundër protestave, në Shtërpcë vazhdojnë punimet në hidrocentral - banorët s’kanë qasje në prona
-
Banorët e Bitisë i vazhdojnë protestat edhe pas dhunës, përgatitet padi ndaj Ministrisë së Mjedisit