Kurorat me lule të varura në një shtyllë ndriçimi kujtojnë ende jetën e humbur të një motoçiklisti në aksidentin trafik që muajin shtator të vitit të kaluar, në rrugën e cilësuar si me e rrezikshmja brenda Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo rrugë e gjatë një kilometër kalon nëpër lagjet e bashkësive territoriale: “7Shtatori” dhe “Xhemajl Kada”, prej rrethrrotullimit poshtë Stacionit të autobusëve e deri te rrethrrotullimi tjetër rrugor afër Shkollës së Mesme Ekonomike, ku lidhën rruga e transitit dhe magjistralet për Mitrovicë dhe Rozhajë.
Prej që është zgjeruar ajo rrugë me 4 shirita nga komuna para 5 vjetësh, banorët e atyre vendbanimeve nuk janë ndier të sigurt për shkak të shpejtësisë së madhe të makinave që lëvizin në të, ndonëse shpejtësia është e kufizuar në 40 kilometra në orë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Shkolla për të verbër pa siguri në vendkalim dhe pa semafor akustik në Pejë
-
Tre vjet pas peticionit, në Pejë vendosen platformat në vendkalimin për këmbësorë
-
Prindërit ankohen për pasiguri në komunikacion afër shkollave
-
Rrugët afër shkollave pa pengesa për lëvizjen e shpejtë të veturave
-
Kryqëzimi në Bresje vlerësohet “pikë e zezë” që kërkon vëmendje institucionale