Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banka Botërore mbështet Kosovën në zhvillimin e sektorit të ujitjes së tokave bujqësore

Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar edhe nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi kanë pritur sot në takim një delegacion të lartë të Bankës Botërore për zhvillimin e sektorit të ujitjes së tokave bujqësore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se në këtë takim u diskutua për realizimin e projekteve aktuale, si dhe thellimin e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me Bankën Botërore për sektorin e ujitjes së tokave bujqësore, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë takimit gjithashtu u bë e ditur se është në proces të ratifikimit Marrëveshja për realizimin e Projektit për Sigurinë e Ujit dhe Mbrojtjen e Kanalit në vlerë 22 milion euro, ndërsa Marrëveshja tjetër për financimin e projektit për ujitjen e tokave bujqësore është në fazën përfundimtare të negociatave”, thuhet në komunikatë.

Të dyja palët u dakorduan se ka hapësirë për avancim të mëtutjeshëm të sistemit të ujitjes dhe u zotuan se angazhimi në këtë drejtim nuk do të mungoj.