Tiranë, 15 mars - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se kanë qenë biznesmenë rusë të cilët kanë paguar për PD-në në Uashington, ndërsa publikoi kontratën e nënshkruar nga Basha me Muzin Capitol për financim dhe lobim rus të PD në SHBA.
Duke iu drejtuar kreut të opozitës, Balla tha se “ç’ke bërë t’i me ndihmën ekonomike ruse, Lulzim? Kush kanë qenë këta shqiptaro-amerikanë fantazmë që paskan mbledhur për ty 1 mln usd, për një kryedembel, për të baltosur Shqipërinë. Nuk bëhen 100 shqiptarë që të mblidhen për të sharë Shqipërinë, nuk e bëjnë shqiptarët këtë. Mediat botërore flasin për përfshirje të disa biznesmenëve rusë për financimin tënd, në një moment shumë të rëndë të Shqipërisë, për destabilitetin. Ke tre muaj që ç’gënjeshtër thua në një banak, nuk e thua në një banak tjetër”
“Thua dy herë rresht të kundërtën e asaj që the herën e parë”, vijoi Balla, duke shtuar se “ke dalë dhe ke thënë që PD nuk ka firmosur kontratë me lobistin Muzin”.
Balla lexoi numrin e pasaportës së kreut të PD-së dhe tregoi firmën e tij për këtë kontratë.
“Ja ku e ke Lulzim kontratën, ku e ke firmosur ti, madje ke vënë edhe numrin e pasaportës”, vijoi ai.
{gallery}
-
Berisha: Basha më tha se financimet ruse ishin fonde nga diaspora, i besova
-
Basha pas dyshimeve për financimin rus në PD: Drejtësia e ka thënë fjalën e vet
-
SHBA: Rusia financoi PD-në me 500 mijë dollarë më 2017
-
VOA për thirrjen e Lulzim Bashës në Prokurori
-
Basha tregon pse loboi në Washington për Shqipërinë