Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria po bën propagandë dhe po i keqpërdorë statistikat e institucioneve.
Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është kundërthënëse, derisa ka reaguar për postimin që VV-ja ka bërë se Dogana ka thyer rekordin me mbledhjen e mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës.
Bajrami ka thënë se VV-ja po lavdërohet me diçka që sa ishte në opozitë e thoshte të kundërtën.
“Shihni se me çka lavdërohen sot, me të hyrat e Doganës, a po harrojnë se këto të hyra janë sepse vendi ynë ka shenu rekord të importit të mallrave dhe eksportit të parave kesh. A ju kujtohet çka ka premtu LVV kur ka qënë në opozitë, thoni se “kur të vijnë në Qeveri do të rritet prodhimi, do të rritet eksporti dhe do të zvogëlohet importi'', POR ata sot krenohen se e kanë rritë importin”, ka shkruar ajo në
Facebook.
Bajrami ka theksuar se LVV-ja ende nuk ka thënë asnjë fjalë për Doganën e Policinë “kur pa u vërejtur fare kanë kaluar kufirin tonë rreth 11 mijë doza drogë ekstazi”.
“71 milionë euro qenka rritja në krahasim me 2022, pra vetëm 7.62% se e kanë paraqitë vizualisht sikur me qënë rritje 100%, por nuk është, është vetëm 7.62%... ky nuk është ndonjë rezultat sepse janë tatime në import. Po, për import jeni kampionë siç e shpegova me lart, këtë s'mund ta mohoj askush”, ka shkruar tutje.