Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, u ka bërë thirrje të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo që gjenden që të shfrytëzojnë mësimin online të ofruar në këtë kohë.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja Hykmete Bajrami ka ftuar veçanërisht shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc që t’i shfrytëzojnë materialet e Ministrisë, transmeton KOHA.
“Në kohën kur po bëhet thirrje të shtohet edhe më shumë kujdesi, të mos dilet nga shtëpia, Ministria e Arsimit po punon në zgjerimin e mësimit online. Për këtë arsye, shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve kudo që janë të përdorin platformat e MASHTI-t për mësimin online. I ftoj posaçërisht edhe shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc t’i shfrytëzojnë këto materiale, të cilat mund t’ju hyjnë në punë edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë”, ka shkruar ajo.
Më tutje, ministrja bëri të ditur se nga 6 prilli do të ofrohet mësimi online për shumicën e lëndëve. Derisa, sipas saj, kanë filluar edhe me prodhimin e videove-mësimeve në gjuhën turke dhe boshnjake.
-
Bajrami u bën thirrje Luginës e diasporës t’i shfrytëzojnë platformat e MASHTI-t për mësimin online
-
Bajrami thotë se janë përgatitur për mësimin në distancë edhe për shkollat e mesme dhe profesionale
-
Bajrami-Nagavcit: Mos i lër fëmijët pa libra se këtë s’ta kanë borxh
-
Kthimi në shkolla, ministrja Bajrami jep detajet
-
Bajrami: Së shpejti vendoset për testin e arritshmërisë