Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami në hapje të seancës së Kuvendit të Kosovës për votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë, ka dhënë arsyet e nisjes së këtij mosbesimit.
“Tashmë është e qartë që kjo Qeveri ka dështuar në të gjitha planet. Si pasojë e kësaj qeverie Kosova tash e një vit është në krizë politike. Jemi të bindur që Kosova ka nevojë për qasje të re qeverisëse. Kushdo që e ka përcjell moszhvillimin ekonomik do ta kuptojë se kjo ka ndodhur për shkak të keqqeverisjes”, ka thënë Bajrami.
“Opozita kërkojnë që t’ia marrin qeverisjen Mustafës. Marrëveshja për ASK-në, marrëveshja për demarkacionin, mos funksionimin e Kuvendit dhe Qeverisë, mos funksionimi i institucioneve, çështja e vizave, ikja e madhe dhe papunësia e madhe janë shkaqet kryesore e këtij mocioni”, ka thënë veç të tjerash shefja e GP të Nismës.
-
Opozita fton deputetët e pozitës që të votojnë rrëzimin e Qeverisë
-
Nisma e bindur se do t’i bëjë nënshkrimet për mocion, vendoset javën që vjen
-
Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë, pushteti thotë se s’ka nismë serioze
-
AAK-ja i kërkon opozitës ta përkrahë mocionin për rrëzimin e Qeverisë
-
Bajrami: Vendi në krizë, Qeveria Kurti po tallet me qytetarët