Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami po qëndron për vizitë zyrtare në Ajova të SHBA-së

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, këto ditë po qëndrojnë për vizitë zyrtare në ShBA.

Gjatë kësaj vizite, Bajrami është takuar me Sekretarin e Shtetit të Ajovas, Paul D. Tate, me të cilin ka biseduar për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve shtetërore ndërmjet shtetit të Ajovas dhe Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas takimit me sekretarin Tate, ministri së bashku me anëtarët e delegacionit nga Kosova, ka vizituar Kongresin e Shtetit të Ajovas, ku janë pritur ngrohtësisht nga lidershipi i të dy dhomave të organit legjislativ.

Bajrami dhe Dema, gjithashtu kanë zhvilluar një takim edhe me drejtorin e Departamentit të Edukimit, Ryan Wise me ç’rast është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit.

Gjatë vizitës në Ajova, ministri Bajrami do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me disa nga institucionet prestigjioze të arsimit të lartë të këtij shteti.