Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje, pas publikimit të një videoje, në të cilën partia në pushtet është krenuar me zhvillimin që, sipas tyre, ka ndodhur në vend nën qeverisjen e Albin Kurtit, dhe ka sulmuar partitë që janë në opozitë duke i quajtur ato zhvatëse e humbëse.
“Të korruptuar dhe krenarë. Video produksioni i Qeverisë/LVV ka harru ta cekë ‘se sot për herë të parë është data 28 gusht 2023’ dhe ata po i afrohen fundit të mandatit qeverisës”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Ajo ka shtruar një varg pyetjesh për partinë në pushtet.
Bajrami ka pyetur edhe se saj njohje të reja ia ka sjellë vendit Qeveria Kurti.
“Ani lulëzim ekonomik⁉ Sa ditë ju bënë Kosovës nën sanksione?, Cili është dëmi ekonomik dhe politik që i keni shkaktu vendit, duke e vënë nën sanksione? Sa është zvogëluar eksporti i mallrave? Me çfarë deficit tregtar e keni mbyllë vitin 2022? Si lavdëroheni me inflacion, derisa qytetarët mezi mbyllin muajin? Sa tenderë njëburimorë keni nënshkruar? Sa tenderë ju keni dhanë miqve e dashamirëve? Prej kur korrupcioni është trillim – jeni zënë në flagrancë? Sa e keni rritë tatimin në pronë? A e keni bë TVSH-në zero në produkte bazë siç keni premtuar?”, ka shkruar Bajrami.
Edhe
Bajrami: Qeveria krenare që nuk ka punuar asgjë
Ajo gjithashtu ka pyetur se sa qytetarë e kanë lëshuar vendin e sa punëtorë të adminitsratës e policë e kanë lënë punë3sn. Ka pyetur se sa mjekë janë larguar nga Kosova e sa ushtarë të FSK-së detyrohen të punojnë kamarier.
“Sa është rritë çmimi i energjisë elektrike? Sa çerdhe i keni ndërtuar? Sa qifte të reja i keni bë me banesë? Sa sovranitet ka në veri sot? Sa ditë ju bënë Lulzim Hetemit në komunë? Çka ka përfituar Kosova nga qëndrimi i tij brenda një ndërtese?”, ka shrkuar Bajrami.
Ajo ka pyetur se sa fëmijë do të ngelin pa libra këtë vit e sa orë mësim do të humbin.
“Sa ligje i ka rrëzuar Kushtetuesja deri tani? Sa ministra e kanë shkelë kushtetutën? Sa ministra e kanë shkelë ligjin?”, ka shkruar Bajrami.
Edhe
Bajrami - Kurtit: Dasmat lirisht bëjini në institucione se krejt familjarët aty i keni
Në të gjitha këto pyetje ajo ka thënë se pret përgjigje me video.