Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami dhe Krasniqi përplasen për punëtorët e Postës

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka diskutuar sot për projektligjin për shërbimet postare, pas rekomandimeve të Komisionit për Integrime Evropiane se pesë amendamente të propozuara janë në kundërshtim me të drejtën evropiane.

Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate (PSD), anëtar i këtij komisioni ka propozuar që disa amendamente të ndryshohen.

“Më duhet të them që duhet ca ndryshime të bëhen, edhe një herë me bashkëpunim me kolegët nga zyra përkrahëse e komisionit, nëse shkoni në faqen 28 të nderuar koleg, amendamenti 10, neni 15, paragrafi 7, thotë fshihet fjala ‘nëse’. Nëse kjo ndodh atëherë i humb kuptimi amendamenti dhe duhet riformuluar dhe unë po propozoj që riformulimi nëse mund të shkoni në faqen 28, amendamenti 10, të raportit, dhe unë po propozoj që amendamenti të jetë kështu i formuar: Autoriteti bazuar në llogaritjet i përcakton ofruesit të shërbimit universal postar të drejtën e kompensimit për shërbimet universale postare”, tha Sejdiu, trasnmeton kp.

Ai ka thënë se nëse nuk bëhet ky ndryshim, atëherë nuk ka kuptim. Një nga propozimet e tij ishte që dërgesat postare të mos jenë të kufizuara.

Me disa nga ndryshimet që Sejdiu propozoi, u pajtua edhe anëtari i Komisionit nga PDK-ja, Memli Krasniqi.

Mirëpo, Krasniqi pati një debat me anëtaren e këtij komisioni, Hykmete Bajrami nga LDK-ja. Ata kanë debatuar në lidhje me përmbushjen e obligimeve të Postës nga Qeveria e Kosovës.

Edhe Bajrami: Nga zyra m’u kumtua që jam numër 12, pas atyre që e luftuan LDK-në Arbëri 2 muaj më parë Bajrami: Nga zyra m’u kumtua që jam numër 12, pas atyre që e luftuan LDK-në

Bajrami ka thënë se debati nuk është nëse janë në mbrojtje apo kundër Postës.

Fjalën e Bajramit e ka ndërprerë Krasniqi, duke thënë se nuk janë duke qëndruar në temë, sepse kompensimi ka ekzistuar gjithmonë.