Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, në Ditën Ndërkombëtare të Postave i tha RTK-së se avancimet e teknologjisë kanë sjellë shumë ndryshime në fushën e shërbimeve postare.
“Është fatkeqësi që ende nuk jemi pjesë e Unionit Postar Universal. Janë dy kritere që Kosova mund të jetë pjesë e kësaj organizate: Të jetë pjesë e OKB-së dhe të votohet nga 2 të tretat e anëtarëve të Unionit Postar Universal ”, i tha ai sot televizionit publik të Kosovës. Mosanëtarësimi në Unionin Postar Universal, i krijon shumë probleme Postës së Kosovës.
Sejdi Hoxha kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës bëri me dije se punëtorët e Postës së Kosovës sot do t’i marrin pagat e muajit shtator.
Ai ka tha se Posta e Kosovës kanë dalë me produkte të reja dhe ka zvogëluar shpenzimet. “Po shikojmë mundësitë që Posta e Kosovës të bëhet e qëndrueshme”, deklaroi ai.
Qëllimi i Ditës Botërore të Postave është për të krijuar vetëdijen e rolit të sektorit postar tek njerëzit dhe në jetën e bizneseve të përditshme si dhe kontributin e saj për zhvillimin social dhe ekonomik të vendeve.
Festimi inkurajon vendet anëtare për të ndërmarrë aktivitete dhe programe që synojnë krijimin e një vetëdije më të gjerë për rolin e postës, si dhe aktivitete në mesin e publikut dhe mediave në një shkallë kombëtare.