Seanca ka vazhduar me akuza në mes deputetes së LDK-së dhe ish-ministre e Tregtisë, Hykmete Bajrami dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka thënë se askush nuk po mundet ta ndal kontrabandën e naftës, derisa Bajrami i ka thënë se ai ka kontrollin e naftës dhe duhet të tregojë se si është bërë milioner.
Derisa Bajrami i tha Halitit që mos ta keqpërdorë foltoren, ky i fundit i tha se si deputet është i interesuar ta di sa evazion ka Kosova përmes kontrabandës së naftës, raporton KP.
“Nuk kemi mundur me bo kontroll, kontrollin e naftës e keni ju, trego ka e ke rrjedhën e pasurisë, nga je bo milioner, unë e kam pru ligjin këtu dhe ju nuk e nuk e keni përkrah dhe kontrollin e naftës ka kaluar nga operatorët privat te Dogana, pasi i kemi ç’kapë”, tha deputetja Hykmete Bajrami.
-
Bajrami e LDK-së akuzon Halitin e PDK-së për “kontrabandim nafte”
-
Ish-ministrja Bajrami e quan të kundërligjshëm kontrollin e naftës nga operatorët privatë
-
Kush e kontrollon tregun e naftës në Kosovë?
-
Tensione në Kuvend, përplasen Bajrami e LDK-së e Ahmeti i VV-së
-
Bajrami: Kurti me veglat e tij ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin