Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka vlerësuar se buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave e as rritjen e pensioneve.
“Kur Kosova po përballet me inflacion, Qeveria e Kosovës ka propozuar ‘buxhetin më të madh në histori', ku nuk përfshinë rritje të pensioneve. Nuk ka paraparë as kosto për zbatimin e Ligjit të pagave. Pra, nuk ka paraparë rritje pagash, nuk ka paraparë as indeksim të pensioneve dhe pagave për normën e inflacionit”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Inflacioni, sipas saj, është 12.7 për qind. Për shportën bazë të konsumatorit ajo ka thënë se rritja ka kaluar 50 përqindëshin.
“Më së shumti nga inflacioni po preken familjet pa të ardhura dhe ato me të ardhura të ulëta. Në gjithë këtë situatë, Qeveria s’ka asnjë plan. Ndoshta, kjo Qeveri ka plan të ikë sepse deri më tash s’po shohim as hapa minimal për t’u përballur me këtë situatë të rënduar”, ka shkruar Bajrami.
Sipas saj, partia në pushtet dhe komplet Qeveria janë kurthuar në temën e targave. “Kanë shndërruar dialogun me Serbinë në temë qendrore. Konfrontimin me SHBA-në dhe BE-në e kanë bërë përditshmëri. Dhe, s’kanë asnjë zgjidhje për ekonomi, s’kanë zgjidhje për arsim, s’kanë zgjidhje as për shëndetësi”, ka shkruar deputetja e LDK-së
Ajo ka thënë se “Ndoshta, partia në pushtet dhe komplet Qeveria po punojnë në video propaganduese se si ‘Kosova po bëhet si Kroacia’?”
-
Bajrami: Buxheti 2025 anti-Kushtetues, s’lejohet të rriten koeficientët
-
Bajrami: Me projektbuxhetin e prezantuar, premtimet e Qeverisë s’kanë shans të realizohen
-
Bajrami: LDK-ja s’do ta votojë buxhetin për vitin 2023, mund ta çojë në Kushtetuese
-
Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat
-
Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin