Arbëri

Bahtjari dhe Januzi deklarohen të pafajshëm para Gjykatës Speciale

Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi janë deklaruar të pafajshëm para Dhomave të Specializuara. Bajtjari ngarkohet me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë për të cilat e ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Për fajësinë janë deklaruar në paraqitjen e parë para gjykatës në Hagë. Ashtu edhe Sabit Januzit javën e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka ngritur aktakuzë akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurës penale.

Sipas aktakuzës ata bashkë me persona të tjerë që nuk identifikohen në versionin publik të aktakuzës kanë kryer veprime siç është presioni ndaj dëshmitarit që të tërheqë dëshminë e tij duke përfshirë kontaktin me thirrje telefonike, mesazhe dhe duke i shkuar në shtëpi.