Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të përfundohet sa më shpejt
Ai tutje përmes një postimi në Facebook ka shtuar se LDK-ja dhe veçanërisht Lutfi Haziri duhet ta kuptojnë se kthim para 26 dhjetorit nuk ka.
Sipas tij, nga 75 deputetë që kanë votuar 'pro', 27 deputetë të LDK-së e kanë votuar me vullnetin e lirë kryeparlamentarin, andaj kjo pikë tashmë është e përfunduar, sepse nuk mund të bëhen lojëra me veprime të tilla.
Bahtiri thotë se kreu i LDK-së duhet t'i lë anash interesat e ngushta partiake apo grupore dhe të vendosë para vetes interesin e qytetarëve, duke nënshkruar marrëveshjen e koalicionit qeverisës.
“Nuk kemi kohë për të humbur për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të shprehur me votën e lirë në zgjedhjet e 6 tetorit, prandaj LDK nuk bën të bëjë bllokadë institucionale, sepse populli ynë mjaftë ka vuajtur dhe e presin vendime jo të lehta në të ardhmen e afërt. Pavarësisht zvarritjeve Qeveria do të votohet në fund nga të paktën 75 deputetë, ku prej tyre do të jenë 27 të LDK-së”, ka shkruar ai.
-
Bahtiri: LDK-ja të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes
-
Haziri: LDK-ja kërkon pushtet të balancuar, nuk heq dorë nga kryeparlamentari
-
Bahtiri: Shumica e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së, pro marrëveshjes me VV-në
-
Haziri: Rikthimi i madh i LDK-së ndodh me marrëveshje të madhe politike
-
Haziri për bashkëpunimin me LVV-në: S’kemi pranuar ftesë por duhet stabilitet institucional