Babë e bijë, emigrantë shqiptarë, janë viktimat e një aksidenti të ndodhur në ishullin e Rodosit në Greqi.
Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes në zonën e Lindos në juglindje të ishullit turistik.
Automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga për arsye ende të panjohura dhe është përplasur në një pemë, përcjell TCh.
Si rezultat i kësaj përplasje të fuqishme kanë humbur jetën të dy pasagjerët shqiptarë, njëri i moshës 60 vjeç dhe vajza e tij 31 vjeçe.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy emigrantë humbin jetën në Greqi pas përplasjes së gomones për shkëmbinj
-
Pesë shqiptarë të vdekur në një aksident trafiku në Greqi
-
Greqi, tre emigrantë të vdekur pasi gomonja përplaset për një shkëmbi
-
16 emigrantë të vdekur pas përmbysjes së anijes në Greqi
-
Aksidenti tragjik shuan familjen shqiptare në Greqi