Azilkërkuesit shqiptarë po përdorin Aeroportin e vogël të Ohrit për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian.
Kjo ishte deklarata e bërë nga drejtori për kufirin në rajonin e Ohrit, Xhelal Lata, gjatë një takimi që pati në Qafëthanë me drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Haki Çako, shkruan sot Koha Ditore.
Lata tha se në dy javët e fundit janë kapur dy persona shqiptarë të cilëve në kontrollet e bagazheve të tyre iu gjetën edhe dokumente origjinale shqiptare.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, e bëri të qartë për të gjithë qytetarët që kërkojnë azil në vendet e Evropës se ky fenomen nuk mund të ekzistojë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Vendet e BE-së në hall me azilkërkuesit shqiptarë
-
Dy iranianë kërkojnë azil në Kosovë, u konfiskohen pasaportat
-
Rritje e madhe e numrit të shqiptarëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht për në Britani
-
Dy shtetas të Turqisë tentojnë të udhëtojnë nga Prishtina në Bruksel me dokumente false, arrestohen
-
Arrestohet në Gjirokastër një shtetas i Kosovës për trafikim të emigrantëve