Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy shtetas të Turqisë tentojnë të udhëtojnë nga Prishtina në Bruksel me dokumente false, arrestohen

Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar të premten në Aeroportin “Adem Jashari”.

Ata tentuan që me dokumente të falsifikuara të udhëtonin nga Prishtina për në Bruksel.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë të cilët me dokumente të Greqisë të dyshuara për falsifikim kanë tentuar të udhëtonin nga aeroporti i Prishtinës për në Bruksel”, njoftohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.