Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritje e madhe e numrit të shqiptarëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht për në Britani

Policia e Shqipërisë po lufton për ta luftuar një fenomen të ri të njerëzve duke e kaluar kufirin me Greqinë për t’u futur në Bashkim Evropian dhe nga atje po tentojnë të arrijnë deri në Britani të Madhe, ka njoftuar transmetuesi “Sky News” të enjten.

Llogaritet se numri i personave që po tentojnë të kalojnë për në Britani është rritur për më tepër se 2000 krahasuar me vitin e kaluar.

Derisa Qeveria e Britanisë së Madhe lufton për të ndaluar kalimin e migrantë dhe refugjatëve nga zonat e luftës me varka të vogla, zyrtarët në Shqipëri po e shikojnë kufirin me Greqinë për të ndaluar trafikimin e njerëzve.

Drejktori i Policisë Kufitare të Shqipërisë ka thënë për Sky News se trafikuesit e njerëzve shfrytëzojnë çdo rast.

“Trafikuesit janë gjithmonë duke gjetur pikat më të dobëta në sistem”, ka thënë Saimir Boshnjaku.

Për qytetarët në Shqipëri, Britania e Madhe është destinacion atraktiv.

Edhe Britania shton përpjekjet për të luftuar imigracionin në Ballkanin Perëndimor Arbëri Britania shton përpjekjet për të luftuar imigracionin në Ballkanin Perëndimor

Një qytetar nga Kakavia në kufirin shqiptaro-grek, ka thënë se Britania ofron mundësi më të mirë.

“Duket shumë mirë të shkosh e jetosh atje”, ka thënë qytetari.