Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Azemi: Mbi 61 mijë punëtorë kanë ikur këtë vit, shumë kompani po punojnë me 50% të kapaciteteve

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se mbi 61 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Vitin e kaluar ishin larguar 43 mijë e 670 punëtorë. 

Azemi thotë se Kosova po mbetet pa punëtorë, sepse shumë kompani janë drejt mbylljes, e shumë të tjera po punojnë me 50% të kapaciteteve.

Azemi thotë se po mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe se e vetmja rrugë e tyre po shihet largimi nga Kosova.

“Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e kanë lëshuar mbi 43 mijë e 670 punëtorë. Vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2022 mbi 61 mijë punëtorë që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës. Ne veç kemi mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani punojnë me 50% të kapaciteteve që i kanë. Shumë kompani janë drejt mbylljes në mungesë të punëtorëve. Punëtorë me kualifikime ata po mungojnë. Më e keqja është se orientimi i të kualifikuarve dhe të pakualifikuarve është ikja nga Kosova”, tha Azemi./EO