Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se rreth 40 për qind e mjeteve të Pakos Emergjente Fiskale, janë keqpërdorur.
Në një konferencë për media pas takimit me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, Azemi ka thënë se mjetet e ndara nuk kanë shkuar te punëtorët.
“40 për qind e mjeteve nuk kanë shkuar te punëtorët. Janë keqpërdorë nga kompanitë”, ka thënë Azemi.
Ai ka shtuar se këto parregullsi janë adresuar në prokurori, ndërsa ka kërkuar nga Bajrami që të mos ketë keqpërdorime të tilla në pagesat e dyta.
Po ashtu është biseduar edhe për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve nga Trusti, ku Bajrami ka treguar sërish se nuk do të ketë rimbursim të mjeteve nga Qeveria.
Azemi u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë rishikimin e buxhetit.
-
Policia heton dyshimet për keqpërdorime të Pakos emergjente
-
Azemi: Disa kompani private përfituan padrejtësisht nga Pakoja Emergjente
-
Azemi pyet Kurtin e Muratin për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin jopublik
-
Azemi: Shumë punëtorë të sektorit privat kanë marrë borxh në emër të 100 eurove
-
Azemi: Me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike nuk është bërë asgjë për punëtorët në sektorin privat