Rrjeti i OJQ-ve AVONET, përmes një komunikate për media, thotë se është thellësisht i shqetësuar se si “institucionet e Komunës së Kllokotit janë të mbushur nga familjarët e kryetarit të komunës Bozidar Dejanoviq”.
Sipas njoftimit për media të këtij rrjeti, institucionet e kësaj komune janë duke u ballafaquar me shumë probleme dhe sfida të mëdha, ku kryetari i kësaj komune nuk ka shpreh interesim që të bëjë zgjidhje dhe të menaxhojë sa më mirë këto situata.
“Shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Kllokotit kanë një numër të madh të punëtorëve teknikë, e këta punëtorë teknikë janë të afërt të kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozidar Dejanoviq. Por çka është më e keqja e kësaj dukurie këta punëtorë as që shkojnë për të kryer detyrat e tyre si punëtorë teknikë, ata veç marrin rroga dhe disa prej tyre as që jetojnë në Kosovë”, thuhet në reagimin e AVONET-it.
Sipas këtij rrjeti, “disa prej punëtorëve si mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme marrin rrogë nga buxheti i Republikës së Kosovës, e që nuk punojnë nëpër këto shkolla, por punojnë si mësimdhënës në shkollat me sistem paralel serb”.
“AVONET ka hulumtuar dhe ka vërtetuar se kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kllokotit, Zharko Dejanoviq është vëllai i kryetarit të Komunës së Kllokotit, z. Bozidar Dejanoviq. Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozidar Dejanoviç dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kllokotit z. Zharko Dejanoviç, kanë punësuar gratë dhe fëmijët e tyre, e po ashtu edhe shumë familjar të tyre. Këto punësime për AVONET-in janë nepotizëm dhe nuk tregojnë demokraci në këto institucione, AVONET kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës, Njësisë për Krime Ekonomike dhe Prokurorisë së Shtetit dhe po ashtu Agjencionit Anti Korrupsion, që të fillojnë hetimet si dhe nga MAPL-ja të marrin masa ndaj këtij institucionit”, thuhet në njoftim.
-
“Avonet” kërkon dorëheqjen e kryetarit Dejanoviq dhe të drejtorit Marinkoviq pas aktakuzës së ngritur
-
Ngrihet aktakuzë ndaj kryetarit të Kllokotit
-
Serbia e quan persekutim politik arrestimin e kryetarit të Kllokotit
-
Kryetari i Kllokotit largon nga puna 51 persona, akuzohet se e bëri këtë për të punësuar familjarë
-
Kërcënohet nga dy persona kryetari i Kllokotit