Avokati serb Çedomir Stojkoviq, i cili kishte bërë homazhe në Prekaz të enjten, ka thënë se po vazhdon të maltretohet nga autoritetet serbe.
Stojkoviq në platformën “X” ka thënë se i ishte anuluar fluturimi rreth orës 17:10, pak çaste pasi udhëtarët u detyruan të zbresin nga aeroplani me arsyetimin se duhet rikthyer të gjithë të kontrollohen sërish. Ai thotë se pas pesë orë pritjeje u është thënë udhëtarëve se do ta kenë fluturimin nesër.
“Në dalje nga aeroporti më ndaluan sërish në kontrollin kufitar! Pasi vendosa lule në varrin e një vajze shqiptare, BIA ka vendosur emrin tim në sistemin për maltretim. Nuk u lejuan të më arrestonin si Nikolla Sandulloviqin, pasi qeveritë e huaja po vëzhgonin, por tash po planifikojnë të më maltretojnë sa herë hyjë e dal nga vendi! Unë jam ulur në sektorin e emerigrantëve dhe po pres ‘lejen për të hyrë në vendin tim’! Kjo ndodhi pasi unë: vendosa lule të enjten në varrin e fëmijës shqiptar Blerina Jashari, të premten u maltretova 4 orë në kufi për shkak të kësaj, sot pasdite në kufi në aeroport u ndalova për një orë dhe 5 orë pas një fluturimi të anuluar, në dalje nga aeroporti po maltretohem sërish!” – ka shkruar Stojkoviq.
Stojkoviq ka thënë se “ai nuk është fëmijë i qetë për ta”.
“Do pres edhe pak para se të filloj ta injoroj këtë shkelje dhe abuzim të ligjit dhe të shkoj në shtëpi sikur kjo bandë nuk ekziston! Ky nuk është vendi i tyre, por i imi!” – ka shkruar Stojkoviq.
? SAGA SE NASTAVLJA!
— Advokat Čedomir Stojković ☘️????? (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 21, 2024
OPET SAM ZADRŽAN!
Posle otkazanog leta u 17.10 i 5 sati čekanja sa aerodroma - rečeno nam je da dođemo sutra na let? Na izlasku iz aerodroma opet sam zadržan na graničkoj kontroli!
Zbog mog polaganja cveća na grob albanske devojčice Bezbednosna… https://t.co/pmZ5c1G4w8 pic.twitter.com/8DiaI9sQhU
-
Avokati Stojkoviq, që bëri homazhe në Prekaz, thotë se u ndalua për 4 orë me urdhër të BIA-s
-
Pas të atit, edhe e bija, Klara, ndalohet nga autoritetet e Serbisë për shkak të homazheve në Prekaz
-
Pasi u përkul në Prekaz, avokati serb ndalohet për katër orë nga anëtarët e BIA-s
-
Stojkoviq nga Prekazi: Serbia arreston e rrah njerëz që duan pajtim
-
Stojkoviq: Vendi im po arreston dhe rrah njerëzit që vendosin lule në varre të fëmijëve shqiptarë