Arbëri

Avokati i Sanduloviqit: Nëse nuk lirohet sot, do t’i çojmë gjërat në nivel tjetër

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikolla Sanduloviq, ka paralajmëruar se nëse klienti i tij nuk lirohet deri në pasditen e së hënës, “do t’i çojnë gjërat në një nivel tjetër”.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se Sanduloviq është në paraburgim vetëm pse ka vendosur lule në varrin e një vajze shqiptare.

“Sanduloviq është ende në paraburgim vetëm se ka vendosur lule mbi varrin e një vajze shqiptare. Vendim vandalist i gjykatës në Serbi. Nëse nuk lirohet deri sot pasdite, ne do t'i çojmë gjërat në një nivel tjetër”, ka thënë Stojkoviq.

Familjarët e Sanduloviqit kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe, në ndërtesën e BIA-s.

Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, politikanin serb nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

BIA dhe Prokuroria serbe kanë mohuar torturimin e Sanduloviqit.