Avokati i Popullit ka publikuar Raportin me rekomandime në lidhje me organizmin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale te autoritetet përgjegjëse.
Raporti bazohet në analizën e legjislacionit vendor si dhe standardet ndërkombëtare, lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore parlamentare dhe lokale, me fokus në organizimin e votimit jashtë vendit.
Raporti i Avokatit të Popullit trajton tri çështje me interes për organizimin e votimit jashtë vendit.
Çështja e parë ka të bëjë me publikimin e rezultateve përfundimtare të votave jashtë vendit. Lidhur me këtë, Avokati i Popullit konstaton se korniza ligjore e Republikës së Kosovës parasheh ushtrimin e së drejtës së votës jashtë vendit. Nisur nga praktika gjyqësore Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) kur shteti i mundëson zgjedhjet jashtë vendit dhe garanton atë me kornizën ligjore në fuqi, është detyrim i shtetit të organizojë zgjedhjet në mënyrë të mirëfilltë dhe transparente. Megjithatë, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, nuk parasheh publikim të rezultateve përfundimtare të votave nga jashtë. Së këndejmi Avokati i Popullit ka rekomanduar Ndryshim/Plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në nenin 106, paragrafi 4, ku do përfshihet edhe publikimi i rezultateve përfundimtare të votave nga jashtë vendit;
Çështja e dytë ka të bëjë me rregullën zgjedhore të KQZ-së për votim jashtë vendit e cila parasheh mënyrën e votimit përmes kutive postare të vendosura nga KQZ-ja, por nuk jep sqarim në lidhje me vendndodhjen e këtyre kutive postare. Duke u bazuar në standardet ndërkombëtare, votimi përmes postës, për votimin jashtë vendit, konsiderohet si metodë e pasigurt, e brishtë dhe jo transparente. Së këndejmi, Avokati i Popullit ka rekomanduar Ndryshimin/Plotësimin e Rregullës Zgjedhore 03/2013 neni 4, e cila do të duhej të përfshijë përcaktimin e vendndodhjes se kutive zgjedhore dhe rolin e zyrave konsullore/ambasadave në procesin zgjedhor.
Në frymën e çështjes së dytë, Avokati i Popullit ka rekomanduar edhe ndryshim/plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 96, i cili do të mundësonte, përveç votimit me postë edhe votimin fizik nëpërmjet zyrave konsullore apo ambasadave ku do të vendoseshin kutitë e votimit.
Edhe
Vota e diasporës po shtohet pas çdo cikli zgjedhor
Ky Raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse. I njëjti është publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP-së:
https://www.oik-rks.org/2018/08/30/raport-me-rekomandime-mbi-procesin-e-organizimit-te-zgjedhjeve-jashte-vendit/
-
Votues nga diaspora mund të jenë subjekt i ndjekjes penale për publikim vote
-
Sot përfundon afati i regjistrimit për votuesit jashtë vendit
-
Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për votim me postë e në përfaqësi diplomatike
-
VV-ja ankohet në Supreme për qendrat alternative të votimit në diasporë