Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avionë, helikopterë, tanke, predha... vijnë në Ballkan

Gjatë këtij dhe vitit tjetër në Ballkan do të vijë një sasi e madhe e pajisjeve ushtarake ose ushtritë e tij në armatim do të fusin lloje të reja armësh. Do të arrijnë avionë lufte, helikopterë, tanke, predha, pushkë... Meqë ky rajon ka epitetin e fuçisë së barutit, ndërsa plagët nga e kaluara jo shumë e largët nuk janë shëruara ende krejtësisht, shtrohet pyetja se cila është prapavija e këtyre armatimeve?

Viti ka filluar me paralajmërimin e kryetarit të Republikës Serbe Milorad Dodik se Ministria e Brendshme e këtij entiteti në Bosnjë e Hercegovinë, do t’i blejë 2.500 pushkë për pjesëtarët e kësaj ministrie, transmeton Koha.net.

Pastaj Kroacia, para jo krejt një muaji, ka marrë vendimin formal për blerjen e avionëve luftarakë të përdorur nga Izraeli, F-16 C/D Barak, që do të kushtojnë rreth 305 milionë euro.

12 avionë të tillë do të zëvendësojë MiG -ët 21 të vjetruar.

Fluturaket do të arrijnë edhe në Mal të Zi. Njëri nga tre helikopterët e parë të blerë Bell 412 EP për Ushtrinë e Malit të Zi ka aterruar në aeroportin ushtarak të Podgoricës.

Edhe Serbia importon më së shumti armë në rajon, larg nga të gjitha shtetet Arbëri Serbia importon më së shumti armë në rajon, larg nga të gjitha shtetet

Natyrisht, nuk mbetet prapa as Beogradi. Përkundrazi.

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar se Bjellorusia ia ka falur Serbisë katër MiG -ët 29 të cilët do të rinovohen sipas modelit të 6 MiG-ëve të marrë nga Federata e Rusisë. Po ashta, siç përcjell gazeta e Beogradit “politika”, Serbia do të bëhet edhe m helikopterë të luftës "H-145M", ndërsa predhat vetëlëvizës "nora 552" janë në fazën përfundimtare të testimit.

Në Serbi përmendet po ashtu edhe mundësia që ajo të blejë sistemin raketor S - 3000 nga Rusia

Furnizimin me armë e ka paralajmëruar edhe anëtari i Kryesisë së B e H-së Bakir Izetbegoviq.

“Ne sigurisht nuk do të shpenzojmë para për të blerë sisteme raketore, avionë për të harxhuar miliona euro, por ne do ta rrumbullakojmë prodhimin tonë të armëve: Do të ndërtojmë predhën lëvizëse, pushkën tashmë e kemi prodhuar, do të prodhojmë dronë, jo për luftë, por për treg”, ka thënë ai,.

Sipas kësaj gazeta të Beogradit, edhe Kosova ka paralajmëruar furnizimin me armë.

Kosova pa përkrahjen e serbëve nuk mund ta krijojë Ushtrinë, siç shkruan “politika”, ajo mund të blejë armatim të rëndë. Forcat e Sigurisë kanë rreth 4.000 pjesëtarë aktivë dhe 2.500 në përbërjen rezervë për të cilët është paraparë armatim i ri, kryesisht nga Amerika ndërsa planifikohet të blihen edhe artileri kundërajrore, helikopterë dhe dy tanke. Gazeta shton se për Forcat e Sigurisë së Kosovës janë ndarë 40 milionë euro.

Edhe Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja Arbëri Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Edhe Shqipëria, anëtare NATO- s, kohëve të fundit ka marrë pajisje armatimi nga SHBA-ja.

Maqedonia, po ashtu është furnizuar me tanke, avionë e helikopterët nga disa vende të ish – bllokut të Lindjes.