Saktësisht 10 vjet pas themelimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, i cili njihet si “gjykatë e tenderëve”, ka lindur ideja që ky institucion të shuhet.
Autoriteti i cili mbikëqyr shpenzimin e rreth 400 milionë eurove të buxhetit publik çdo vit nuk do të funksionojë shumë shpejt si autoritet i pavarur, por do të bëhet departament i gjykatës, shkruan sot Koha Ditore.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, të hënë ka deklaruar se është e domosdoshme që OShP-ja të shuhet në mënyrë që të mundë të jetë më efikase në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike.
Ai ka theksuar se gjithë ky ndryshim pritet të bëhet në kuadër të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, ndërkaq lëndët e kësaj natyre mund t’i kalojnë Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Por monitorues nga Shoqëria Civile që fokus e kanë sistemin e drejtësisë, e edhe prokurimin publik e kanë kritikuar ashpër nismën e ministrit Tahiri. Sipas tyre, kjo është një “lojë” tjetër e kësaj ministrie si formë për të ikur nga problemet reale që ka sistemi. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Shoqëria Civile dhe bizneset të ndara rreth idesë së Ministrit të Drejtësisë për shuarjen e OSHP-së
-
Bllokada e “Gjykatës së Tenderëve” për 15 muaj, pasojat vitin që vjen
-
Rukiqi kërkon nga Qeveria të reformojë OSHP-në, thotë se po sjell dëme milionëshe
-
Pse nuk do të themelohet Gjykata speciale kundër korrupsionit
-
OEK mbështet shuarjen e OSHP-së