Oda Ekonomike e Kosovës mbështet deklaratën e Ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri, që ka të bëjë me shuarjen e Organit Shqyrtues të Prokurorimit (OSHP).
LEXO EDHE: “Aventura” e ministrit të Drejtësisë për shuarjen e Gjykatës së Tenderëve
Oda ekonomike përmes një kumtese për media, këtë organ e ka vlerësuar si një ndër organet që ka gjeneruar më së shumti amulli në vendimmarrje, politizim të skajshëm të vendimeve, promovim të tenderomanisë favorizuese, gjenerim të korrupsionit, pa-konkurrueshmësisë fer për bizneset vendore e ndërkombëtare dhe në veçanti dëmtim të imazhit të Kosovës në përmasa të mëdha.
“Duke pasur parasysh faktin se Kosova ballafaqohet me sfida të shumta që ndikojnë në ambientin e të bërit biznes dhe emëruesi i përbashkët i zgjidhjes së gjitha këtyre problemeve është sundimi i rendit dhe ligjit, sundim i rendit dhe ligjit i cili aktualisht nuk është në nivelin e dëshiruar, mendojmë se shuarja është zgjidhja më adekuate për momentin, por në të njëjtën kohë, OEK kërkon përgjegjësi për veprimet korruptive në këtë organ me qëllim të ndëshkimit dhe të rritjes së përgjegjësisë individuale dhe institucionale”, thuhet në njoftim.
Në kumtesë thuhet se ky rekomandim do të ndikojë në përmirësimin e imazhit të Kosovës, promovimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe përmirësimin e imazhit përballë investorëve vendor dhe ndërkombëtar.
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset
-
Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së
-
Oda Ekonomike akreditohet për lëshim të certifikatave “Made in Kosova”
-
Tahiri: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat, emërimet e reja janë të paligjshme
-
Berisha: Po të bëhet opozita bashkë, atëherë do të zgjidheshin krejt problemet