Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ishte zotuar se do ta themelonte Gjykatën Speciale për trajtimin e lëndëve të korrupsionit, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, raporton KTV.
Jetësimi i saj është zëvendësuar me themelimin e një Departamenti Special për lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale, në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale do t’i trajtojë ky departament.
Por, pjesëtarë të shoqërisë civile, nuk presin rezultate nga kjo nismë, pasi vlerësojnë se themelimi i këtij departamenti që në nisje, thuajse është i dështuar.
Ligji për Gjykatat ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti. Funksionalizimi i këtij departamenti është paraparë të bëhet në qershor.
Institucionet e Kosovës në vazhdimësi janë kritikuar për mungesë të luftimit të korrupsionit, e në veçanti, të zyrtarët e profilit të lartë.