Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Avancojmë Kosovën së Bashku” identifikon problemet e përbashkëta në komuna

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Magno, në aktivitetin “Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhjet vendore”, projekt katërvjeçar, ka thënë se në 16 komuna të Kosovës është arritur të identifikohen problemet e përbashkëta në shumë fusha.

“E gjithë kjo punë ka rezultuar me realizimin e vendeve të reja, ku janë krijuar mbi 400 vende të punës në biznese të ndryshme. Janë dhënë 68 grante për angazhimin e komuniteteve. Programi ka shumë rezultate për ndërtimin e urave në mes komuniteteve”, tha Mango, duke shtuar se kjo ndikon për një të ardhme stabile të Kosovës, shkruan KsP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nermin Mahmuti, drejtoreshë ekzekutive e CDF-së dhe programit USAID/AKT-LS, ka thënë se për katër vjet me këtë program kanë arritur të sfidohen dhe të realizojnë mjaft rezultate, por mbeten ende punë për t’u zgjidhur.

Ndërsa, përfituesja e projektit Vesna Taniq nga veriu i Mitrovicës, tregoi se investimet e saj në biznesin e rrobaqepësisë ka arritur që për një vit të trefishojë vëllimin e punës dhe të rritë numrin e punëtorëve.

Programi “Avancojmë Kosovën së Bashku-Zgjidhja Vendore është një program i financuar nga USAID-i, i cili implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar-CDF dhe ka për qëllim të forcojë komunikimin pozitiv dhe konstruktiv ndëretnik, duke u përqendruar në problemet, nevojat dhe zgjidhjet e përbashkëta.

Kjo përfshin mundësi më të mira për integrimin e tregjeve minoritare me tregjet e shumicës, përmirësimin e zinxhirit të vlerave në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria ekonomike e bizneseve, si dhe rritja e përgjegjshmërisë së administratave lokale ndaj shërbimeve dhe nevojave të komuniteteve minoritare.