Autoriteti Rregullator i Ujit ka thënë se po bën presion te kompanitë rajonale të ujësjellësit që tarifat për ujë të pijes të mos rriten, por të mbesin të njëjta edhe për tre vjetët e ardhshëm. Hajrije Morina, drejtoreshë e këtij autoriteti, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, ka thënë se fokusi duhet të jetë në zvogëlimin e humbjeve të ujit.
“Jemi duke i shqyrtuar tarifat, jemi duke bërë presion tek kompanitë që t’i zvogëlojnë humbjet në mënyrë që të ulen shpenzimet dhe të mos ketë ngritje të çmimeve të ujit. Pra, jemi të përkushtuar që tarifat e ujit të mbeten të njëjta edhe për tri vitet e ardhshme”, ka thënë ajo.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, shprehu shqetësimin e tij për ndërhyrjet politike nëpër kompani, siç tha ai për shkarkimin e padrejtë të kryeshefit ekzekutiv të KRU Gjakova.
Deputeti Lekaj ngriti edhe çështjen e mospagesës së ujit nga qytetarët e katër komunave në veri.
“Pas shumë sukseseve të arritura në KRU Gjakova, është shkarkuar kryeshefi i kësaj kompanie. Kjo është e paarsyeshme. Në anën tjetër kemi edhe një shembull të keq në veri, ku qytetarët në veri nuk paguajnë fare ujin. Prandaj këtu ka pabarazi dhe diskriminim për qytetarët në pjesën tjetër të Kosovës”, ka thënë ai.
Deputeti Driton Hyseni nga Vetëvendosjes i është përgjigjur deputetit Lekaj se nuk ka asnjë prapavijë politike shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv në KRU Gjakova. Ai ka ngritur shqetësimin e tij për mungesë të ujit gjatë verës në Podujevë.
Edhe
Shtrenjtohet uji
“Është shqetësuese 100 mijë banorë në Podujevë mos me pasë ujë të mjaftueshëm gjatë verës”, ka deklaruar ai.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në mbledhjen e sotme ka miratuar Raportin me amendamente për Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara, raport ky i arsyetuar nga përfaqësuesi i Grupit Punues, deputeti Driton Hyseni. Komisioni ka miratuar edhe raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë./KP
-
Morina: Rritja e çmimit të rrymës çoi në shtrenjtimin e ujit deri në 42%
-
KMDLNJ pas shtrenjtimit të ujit e rrymës: Faturat të papërballueshme për qytetarët
-
Asnjë koment nga institucionet e OJQ-të mbi shtrenjtimin e propozuar të rrymës
-
Mjeku: S’pritet të ketë rritje të çmimeve të ujit vitin e ardhshëm