Vetëm 15 vendime për të parandaluar konkurrencën e pandershme në treg janë ndërmarrë gjatë këtij viti nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. Dhe në mesin e vendimeve nuk janë ato në lidhje me rastet e homologimit të automjeteve, shërbimeve kabllore, kompanive të sigurimeve, sektorit bankar dhe farmaceutik si dhe fiksimit të çmimeve nga kompanitë ajrore, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas kryetarit të këtij autoriteti, Valon Prestreshi, këto raste janë ende në shqyrtim e sipër dhe se nuk ka vendim lidhur me to.
Prestreshi ka thënë për gazetën se vetëm gjatë ditës së enjte AKK-ja ka vendosur për 8 raste të ndryshme që kanë të bëjnë me çrregullimin e konkurrencës nga ndërmarrjet e ndryshme që operojnë në treg.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
KEK-u alarmon për kurdisje të rreth 800 tenderëve, Autoriteti i Konkurrencës pa bord për vendimmarrje
-
Autoriteti i Konkurrencës aktivizohet pas paralajmërimeve për shtrenjtim të mbi 20 produkteve
-
Autoriteti i Konkurrencës thotë se po i monitoron tregjet që mund t’i kenë rritur çmimet
-
AKK u tërheq vërejtjen bizneseve: Mos fiksoni çmimet, pasi gjobat janë të larta
-
Kompanitë e gjobitura të naftës i kërkojnë Kuvendit shkarkimin e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës