Kompanitë e naftës do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës me kërkesë për shkarkim të anëtarëve të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Sipas tyre, dënimi prej 4 milionë eurosh për 14 kompanitë me pretendimin se kishin manipuluar çmimet, është i pabazuar dhe joprofesional, raporton KOHA.
Kanë përsëritur qëndrimet se do të apelojnë vendimin, ndërsa ndaj anëtarëve të Autoritetit do të ushtrojnë padi.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, në një konferencë për media ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje mes kompanive apo çmim kartel.
Vendimin e Autoritetit të Konkurrencës e kanë quajtur arbitrar edhe përfaqësuesit e kompanive të gjobitura.
Edhe
Kërkohet që paditë e kompanive të naftës ndaj vendimit të AKK-së të trajtohen me prioritet nga Gjykata
AKK-ja ka konstatuar se këto kompani kanë çrregulluar konkurrencën tregtare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të 2018-s. Në nëntorin e kaluar AKK-ja kishte gjetur fakte se shkaku i kurdisjes së çmimit të naftës, fitimi i kompanive ishte rritur deri në 124 për qind, duke shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Më 6 maj të këtij viti ka vendosur të shqiptojë masa ndëshkuese administrative në shumën prej 4 milionë eurosh të totalit të të hyrave për gjashtë 6-mujorin e vitit 2018 ndaj 14 kompanive nën hetim.
-
14 kompani u gjobitën me mbi 4 milionë euro për kurdisje të çmimeve të naftës, “HIB” paralajmëron padi
-
Naftëtarët e quajnë arbitrar vendimin e AKK-së për dënimin e 14 kompanive
-
Rukiqi thotë se gjoba ndaj kompanive të naftës është dashur të merrej pas pandemisë
-
Gjobiten me 4 milionë euro 14 kompani të naftës për kurdisje të çmimit