Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar ka autorizuar divizioni Anti-kartel për të hetuar tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kanë marrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe se divizioni Anti-kartel në kuadër të AKK-së i ka pranuar dosjet.
“Ju njoftoj se AKK pistën hetimore do ta orientojë vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale”, ka shkruar ai.
Prestreshi thtotë se bidrigging me marrëveshje vertikale në tenderët publik i trajton Prokurori përkatës dhe Bidrigging me marrëveshjet horizontale i trajton Autoriteti.
Ministria e Shëndetësisë në fund të prillit ka deklaruar se iu ka bërë thirrje që nga fillimi i pandemisë Covid-19 të gjitha organeve mbikëqyrëse të Prokurimit Publik, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Policisë së Kosovës-Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike që të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik ku autoritet kontraktues është kjo ministri.
-
AKK-ja mirëpret thirrjen e MSH-së për hetim të keqpërdorimeve të mundshme në këtë ministri
-
MSH-ja e AKK-ja premtojnë të mos lejojnë marrëveshje për çmimet e testeve të COVID-19
-
Komisioni për Shëndetësi dërgon në Prokurori tenderët e MSH-së gjatë pandemisë
-
MSH-ja bën thirrje që organet mbikëqyrëse t’i hetojnë shkeljet e mundshme në këtë ministri
-
Prestreshi thotë se kanë nisur hetimet rreth ngritjes së çmimeve në farmaci e dyqane