Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, në një komunikatë për media ka bërë të ditur se e e ka mirëpritur thirrjen e Ministrisë së Shëndetësisë që institucionet relevante të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga kjo ministri gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.
“AKK dëshiron të ritheksojë se përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, institucioni ynë është duke vazhduar që të jetë në krye të detyrave që u takojnë, dhe se do ta autorizojë Divizionin e Anti-kartel për te filluar shqyrtimin paraprak lidhur me rastet e MSH-së”, thuhet në njoftim.
Për fund, AKK iu ka bërë thirrje institucioneve që ta thellojnë bashkëpunimin me Autoritetin e Konkurrencës në mënyrë që, siç thonë ata, të evitohet çfarëdo shkelje e mundshme të konkurrencës në prokurim publik apo për çështje të tjera”.
Ky reagim i AKK-së vjen pasi që ministria e Shëndetësisë dje më 26 prill i ka bërë thirrje të gjitha organeve mbikëqyrëse të Prokurimit Publik, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Policisë së Kosovës-Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike që të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik ku autoritet kontraktues është kjo ministri.
Në një komunikatë për media MSh ka thënë se: “ kanë ftuar në secilën procedurë të zhvilluar të prokurimit publik sa më shumë kompani pjesëmarrëse me qëllim të respektimit të konkurrencës dhe nxjerrjes së çmimeve sa më të favorshme me qëllim të ruajtjes së buxhetit të taksapaguesve kosovarë”.
-
Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tenderët e MSH-së gjatë pandemisë
-
MSH-ja bën thirrje që organet mbikëqyrëse t’i hetojnë shkeljet e mundshme në këtë ministri
-
Autoriteti i Konkurrencës bën thirrje për ndalim të rritjes së pajustifikuar të çmimeve gjatë festave
-
MTS-ja kërkon ndalimin e hetimit ndaj saj për blerjen e operatorëve kabllorë
-
Qeveria: Do të marrim të gjitha masat, abuzimet në fond do të hetohen