Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar aktivizimin e të gjithë mekanizmave të vet e ofrim të bashkëpunimit për organet e drejtësisë që të hetohen rastet e dyshimeve për abuzime me fondet e Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike për të cilat ka raportuar KOHA qe 10 ditë rresht. Ka thënë se abuzimet e së kaluarës do të hetohen teksa është zotuar se fondi do t’i kthehet normalitetit.
Në reagimin e së mërkurës, Qeveria ka thënë se e ka me rëndësi të veçantë auditimin e thuktë të procesit e secilit transaksion.
“Qeveria qëndron tërësisht në anën e kërkesave të pacientëve e të publikut të gjerë dhe do të marrë të gjitha masat e duhura e të ushtrojë brenda kuadrit ligjor kontroll të rreptë në FSSh, që të sigurojë funksionimin e mbikëqyrjen e Programit me qëllim që pacientët të marrin shërbimet e kërkuara. Ky shërbim do t’i kthehet normalitetit, kurse abuzimet në të kaluarën të hetohen. Qeveria do t’i aktivizojë të gjithë mekanizmat e vet dhe do t’u ofrojë bashkëpunimin organeve të drejtësisë për hetimin e të gjitha rasteve të nxjerra publikisht lidhur me keqpërdorimet dhe abuzimin në emër të pacientëve që janë trajtuar jashtë vendit, përmes Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”, thuhet në reagim të Qeverisë.
-
Gjykata në Turqi i “premton” Kosovës ndihmë në zbardhjen e keqpërdorimeve me Fondin
-
Turqisë nuk i është ngritur shqetësimi për abuzim me paratë për shërim jashtë vendit
-
Gazetarja Ramaj rrëfen se si nisi hulumtimin për keqpërdorimet në Fondin Shëndetësor
-
Latifi: Bordi i Fondit për Trajtim Jashtë Vendit do të ketë ndryshime serioze
-
Latifi paralajmëron masa kundër “kriminelëve që pasurohen në kurriz të pacientëve”