Mëngjesi e pret me shumë punë. E veshur me uniformë të kuqe, Dorentina Qerimi (22) përvjel mëngët dhe mat sasinë e vajit që ka vetura.
“Ka nevojë për vaj, ka rënë niveli nën normën e lejuar”. Kështu i thotë pronarit të një makine, derisa bën inspektimin e gjendjes.
Pastaj kontrollon nivelin e ujit. Shikon gypin e turbinës.
“T`u paska shliru një bulon, po ja ndërroj krejt se me gjasë koka dëmtu”, i thotë shoferit, teksa me një kaçavidë zhdredh të vjetrin për të zëvendësuar me të riun.
Gjashtë vjet më parë ajo kishte nisur hapat e parë në profesionin e automekanikes. Këtë profesion nuk ia ka zgjedhur askush. E ka bërë vetë. E ndihmuar nga babai i saj, ajo shpejt u familjarizua me punën, të cilën në shumicën e rasteve e bëjnë vetëm burrat në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Edhe
Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme, fillimi i javës me reshje shiu
Por kjo nuk e pengoi Dorentinën. Në vend se parukiere, apo disenjatore, ajo tashmë është automekanike. Dhe pohon të ndihet mirë me profesionin e saj, me të cilin mban katër anëtarë të familjes.
“Këtë punë e kam nisur qysh në fëmijëri duke u bërë asistente e babait, ndërkohë para gjashtë vjetësh kam filluar me përkushtim më të madh si praktikante në punëtorinë e tij dhe tashti sa herë që zgjohem në mëngjes më presin para lokalit shumë vetura. Këtë punë e bëj me dëshirë, sepse e ndiej në zemër dhe për këtë kam arsye, zgjohem me vullnet në mëngjes”, rrëfen Dorentina.
Në fillet e karrierës së saj, nevojtarët e shihnin me dyshim shkathtësinë e saj për të riparuar dëmet në vetura.
A më tepër, duke besuar në stereotipin shoqëror se kjo punë nuk është për gra.
Edhe
Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve ta shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut
Por shpejt Dorentina e theu tabunë edhe krijoi besueshmërinë te klientët, të cilët tashmë e kanë një adresë ku mund t`ua bëjnë çarenë veturave të tyre.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)