Për afro 30 vjet, Valentina Shala ushtron një profesion jo fort të zakonshëm për gratë.
Ajo është servisere e automjeteve si dhe shet pjesë këmbimi në Kodrën e Trimave në Prishtinë, raporton KOHA.
Gjithçka kishte nisur si biznes familjar, të cilin Valentina dhe vëllezërit e saj thotë ta kenë trashëguar nga babai.
Çdo mëngjes, serviserja Valentina Shala hap dyqanin ku shet pjesë këmbimi. Sipas saj, shkollimi në këtë fushë ia ka lehtësuar punën.
Për këtë periudhë të gjatë pune në këtë profesion, Valentina thotë të ketë pasur përballje me raste të veçanta e me klientë të cilët e kanë çmuar për punën e saj.
Servisimin e veturës dhe blerjen e pjesëve të shumta që shet Valentina, ia kanë besuar plotësisht klientët e rregullt.
Edhe
Autolarja cak i hajnave 7 herë brenda dy muajsh
Madje, ata thonë se Valentina e njeh në thelb lëmin në të cilën punon prej vitesh.
Serviserja Shala vazhdon ta bëjë me përkushtim punën që e ushtron për shumë vjet, duke thyer paragjykimet se disa profesione u përkasin vetëm burrave.
-
Wolt në Gjilan nga 18 qershori: Shkarko aplikacionin dhe porositë, përfito nga ofertat ekskluzive
-
Veturat atëherë dhe sot, si e ndryshoi sigurinë dhe komoditetin teknologjia
-
Sveçla: Prishtina ka nevojë për rregullore për tarifa, por duhet t’i përshtatet rrethanave
-
E dha me qira veturën, pronari në Prishtinë dyshon se automjeti iu shit në Serbi