Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Austria rikonfirmon përkushtimin për liberalizimin e vizave për kosovarët

Vjenë, 29 janar - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar në Vjenë ministrin e BE-së, Art, Kulturë dhe Media të Austrisë, z. Gernot Blümel, me të cilin diskutoi për procesin integrues të Kosovës dhe në veçanti rëndësinë e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga BE-ja, pas plotësimit të të gjitha kritereve.

Bëhet e ditur përmes një njoftimi për media se ministrja Hoxha theksoi se mbështetja e Austrisë është tejet e rëndësishme për Kosovën dhe institucionet e saj.

“Ne kemi dëshmuar përkushtimin tonë se duam të zbatojmë reformat, MSA-në, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, ne kemi nevojë për përkrahjen e procesit integrues si dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare, por në veçanti kemi nevojë që BE të mbajë fjalën e dhënë e të mos mbajë të izoluar qytetaret tanë", ceku ministrja Hoxha duke kërkuar serish përkrahjen e Austrisë për procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.

Z. Gernot Blümel, ministër për BE-në, Art, Kulturë dhe Media të Austrisë, vuri në dukje përkrahjen e Austrisë për procesin integrues. Ai e rikonfirmoi përkushtimin e Austrisë për liberalizimin e vizave për kosovarët, zgjerimin e BE-së në Ballkanin perëndimor, ku Kosova trajtohet e barabartë me vendet tjera në rajon.

Artikuj të ngjashëm