Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen që nga e enjtja në listën “e gjelbër” epidemiologjike të Austrisë. Sipas udhëzimit të ri nga Vjena, qytetarëve të këtyre vendeve do t’u lejohet hyrja në Austri.
Deri më tani hyja në këtë vend u lejohej vetëm udhëtarëve nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilat veçse ishin në listë të gjelbër. Ndërsa që nga e enjtja këtë mund ta bëjnë edhe qytetarët nga Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Vizitorët nga vendet e sigurta epidemiologjike mund të hyjnë në Austri pa pasur nevojë që të karantinohen po që se posedojnë certifikatat e vaksinimit me kurat e miratuara nga Agjencia Evropiane për Barna.
EMA-ja deri më tani ka miratuar për përdorim vaksinat e kompanive “Pfizer”, “Modena”, “AstraZeneca” dhe “Johnson&Johnson” ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përfshirë në listë të kurave të lejuara edhe ato kineze “Sinopharm” dhe “Sinovac”.
Personat që nuk posedojnë certifikata të vaksinimit duhet që me vete të kenë ose vërtetimin se e kanë kaluar sëmundjen COVID-19 ose rezultatet negative të testeve PCR apo me antigjen.
Sipas udhëzimit, para udhëtimit, qytetarët nga vendet në listën “e gjelbër” duhet që ta plotësojnë aplikimin elektronik.
-
BE-ja do të heqë Kosovën nga lista e kuqe për udhëtime
-
Austria lejon vozitjen me patentë shoferë të Kosovës, jo për ata me qëndrim të rregullt
-
Certifikatat e vaksinimit të Kosovës me barriera në vendet e BE-së
-
Zvicra e lë Kosovën në listën e vendeve me rrezik të lartë për COVID-19
-
Gjermania dhe Austria vendosin t’i lehtësojnë masat anti-COVID