Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Auditori i Përgjithshëm ka dërguar këtë vit 52 lëndë te Prokurori i Shtetit

Prokurorit të Shtetit këtë vit i janë dërguar 52 lëndë nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, me informacione që përmbajnë elemente potenciale të mashtrimit, ka bërë të ditur Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, në emisionin “60 Minuta” të KTV-së.

Sipas saj, derisa 40% e buxhetit të shtetit shpenzohet përmes procedurave të prokurimit publik, edhe fokusi i Auditorit duhet te kjo fushë.

Spanca ka thënë se çdo vit te prokurimet, përsëriten të njëjtat mangësi.

“Fatkeqësisht çdo vit përsëriten të njëjta mangësi, që nga fillimi i inicimit të procedurave të prokurimit e deri te menaxhimi i kontratave dhe realizimi i projekteve. Mangësi ka në secilën fazë. Është lloji i procedurës së negociuar pa publikim, lidhja e kontratave në mungesë te zotimit të buxhetit të mjaftueshëm e cila është një dukuri shumë e shpejtë. Këto janë të gjitha indikatorë për keqpërdorimin e parasë publike. Ne në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, për të quar përpara këtë procesin që të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin të vihen para drejtësisë, në baza vjetore dërgojmë një numër të lëndëve tek prokurori i shtetit, mirëpo ato janë informacione që përmbajnë elemente potenciale të mashtrimit. Këtë vit kemi dërguar 52 lëndë tek Prokurori i Shtetit por në total që nga themelimi i zyrës kemi dërguar 92 lëndë. Këto janë raste që ne mendojmë se ka elemente potenciale për mashtrim”, ka thënë Spanca.

Ajo ka folur edhe për keqklafikimin e buxhetit, duke thënë se është një vlere prej 18 milionë eurove në nivel të buxhetit të shtetit për vitin 2020 që është keqklasifikuar.