Problemet me furnizimin e barnave të listës esenciale nuk kanë të ndalur.
Një sërë problemesh ka evidentuar auditori gjatë auditimit të kontratave të Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e barnave, raporton KTV.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë kishte kryer një pagesë prej 238 mijë eurosh për furnizimin me barna, nuk i kishte fletëdërgesat dhe fletëpranimet për dy lloje të barnave në vlerë prej 11,879 eurosh.
Sipas raportit të auditimit, kjo tregon se ndonëse paratë ishin paguar nga Ministria e Shëndetësisë, nuk dihet nëse vërtet ishte kryer furnizimi me barna.
Në vitin 2016, zyra e prokurimit në MSH kishte lidhur dy kontrata me dy operatorë ekonomikë për furnizimin me barna.
Edhe
Auditori gjen se MSH-ja bleu barna esenciale me 1 milion euro pa i regjistruar fare
Në këtë kontratë, ishin tri lloje të barnave të njëjta, por me çmime të ndryshme.
E si pasojë e kësaj, auditori ka kërkuar që ministri ta iniciojë rishikimin e këtyre rasteve për të parandaluar dëmtimin potencial të buxhetit.
Një problem tjetër, Auditori e ka hasur te mosregjistrimi i barnave të blera për listën esenciale.
Janë mbi 1 milion euro barna të cilat ishin blerë për listën esenciale, por që nuk janë regjistruar fare në sistemin e menaxhimit të stokut farmaceutik.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ditë më parë ishte shprehur i bindur që i ka ndaluar disa prej kontratave të dëmshme.
Nga ana tjetër, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës thotë se situata e furnizimit me barna dhe material shpenzues ka nisur të përmirësohet dukshëm.
Edhe
Auditori gjen se në listën e barnave esenciale figurojnë edhe aso që nuk janë fare të nevojshme
“Barnatorja qendrore e QKUK-së ka arritur në 68% furnizimin me barna dhe 52% me material shpenzues. Presim që ditëve vijuese të ketë përmirësime, sepse ende është duke u kryer furnizimi me produkte të tjera, pas lidhjes së kontratave të reja”, thuhet në përgjigjen nga zyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK.
Pas shumë problemeve me furnizim që kishte javëve të fundit QKUK-ja, ministri i Shëndetësisë kishte premtuar se nga qershori i këtij viti, furnizimi me barna pritet të përmirësohet dukshëm.