Administrata Tatimore e Kosovës vetëm për muajt janar-prill, nga të hyrat e rregullta, ka mbledhur 162.8 milionë euro, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritje për 20.1 milionë euro apo 14.2 %.
ATK thotë se në raport me planin janë mbledhur 9.4 milionë euro apo 6.1 % më shumë të hyra se plani i paraparë.
“Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 51.5 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK). Kjo konfirmon se performanca e të hyrave vazhdimisht është duke u rritur, duke marr parasysh përkushtimin e menaxhmentit të ATK-së në zbatimin e Strategjisë 2015-2020, si dhe planeve operative të hartuara për këtë vit. Vlen të përmendet se përmbushja vullnetare është në nivel të kënaqshëm, marr parasysh edhe vizitat në teren të cilat realizohen, e që të cilat nuk kanë karakter vetëm përmbushës, por edhe edukativ (edukimi i tatimpaguesve në kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen preh e ndëshkimeve administrative”, thuhet në komunikatë.
-
ATK-ja mblodhi më shumë të hyra krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar
-
ATK-ja mbledh afro 50 milionë euro më shumë se në 4-mujorin e vitit paraprak
-
ATK-ja ka mbledhur mbi 177 mln euro të hyra për tre muaj
-
Rriten të hyrat tatimore për 16.2 milionë euro në ATK
-
ATK-ja thotë se këtë vit ka më shumë të hyra