Performanca e të hyrave tatimore në ATK vazhdon të ketë trend pozitiv, ku deri më tani çdo muaj ka rritje të të hyrave në krahasim me vitin paraprak.
Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se për muajt janar–gusht 2019 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 335.4 milionë euro, që krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 34.8 milionë euro apo 12 %.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë inkasuar mbi 118.3 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, që në total janë mbledhur 453.7 milionë euro.
ATK gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar një mori aktivitetesh, në drejtim të reformave brenda institucionit të ATK-së, me theks të veçante ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, thuhet në një komunikatë për media.
Po ashtu, janë zhvilluar aktivitete intensive për mbledhjen e borxheve, ku si rezultat i këtyre veprimeve dhe i veprimeve tjera, kemi rritje të të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe ulje të borxheve tatimore.
Prioritet i ATK-së vazhdon të mbetet luftimi i informalitetit në Kosovë, posaçërisht në pjesën e ekonomisë së hirtë, ku përgjegjësia e saj është e përcaktuar me ligj.
-
ATK-ja mblodhi mbi 184 milionë euro për dy muaj
-
ATK-ja rrit të hyrat për 62.9 milionë euro
-
ATK-ja mblodhi më shumë të hyra krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar
-
ATK-ja mbledh afro 50 milionë euro më shumë se në 4-mujorin e vitit paraprak
-
ATK: 32.8 milionë euro të hyra më shumë se vitin e kaluar për periudhën janar-mars