Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë aktiviteteve të fundit që kanë zhvilluar inspektoret nga Drejtoria e Lojërave të Fatit, në komunën e Deçanit kanë ngritur edhe kallëzime penale për disa subjekte.
Sipas një komunikate të ATK-së, gjatë një aksioni dy ditësh në këtë komunë, janë mbyllur tri subjekte të lojërave të fatit, për të cilat janë lëshuar gjoba në vlerë 20,000 euro.
“Po ashtu, në këtë lokacion janë konfiskuar edhe 5 aparate (për veprimtarin e lojërave te fatit). Inspektoret kanë hasur edhe në lokale të pa identifikuara tek të cilat janë vendosur shiritat e mbylljes. Aksioni në këtë komunë do të vazhdoj edhe më tutje, në mënyrë që të verifikohen të gjitha lokalet ku dyshohet se janë duke ushtruar veprimtarin e tyre pa licence. Ndërsa, në një aksioni tjetër i cili është zhvilluar me datën 18.09.2017, në Prishtinë konkretisht në lagjen Kalabria janë mbyllur tri lokale, të cilat nuk e kanë respektuar distancën 500 m larg institucioneve edukativo-arsimore, fetare e komunale. Për këto subjekte janë lëshuar gjoba në vlerë 9, 000 euro”, thuhet në komunikatë.
-
Aksion i ATK-së në lojëra të fatit, në tri lokacione 10 mijë euro gjobë
-
ATK mbyll 9 lokale të lojërave të fatit
-
Gjoba në vlerë 1.7 milion euro ka ndarë ATK-ja më 2018 për lokalet e “Lojërave të Fatit”
-
ATK-ja për një javë mbylli 11 lokale të lojërave të fatit
-
ATK mbyll 7 lokale të lojërave të fatit, i gjobit me 38 mijë euro