Agjencia Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar aplikacionin dhe të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesa për të përfituar nga tri masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Sipas ATK-së qytetarët mund të aplikojnë tash në faqen e saj për masën: 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar dhe 1.3 Mbështetja e punësimit të grave.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në ATK për periudhat nga korrik 2021 e tutje.
“Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së e Ringjalljes Ekonomike, si:
Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë - Mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro (100€); Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar - Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€); Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave - Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);
Aplikimi është i hapur nga sot dhe deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00. Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së ëëë.atk-ks.org - tek linku Shërbimet elektronike”, thuhet nga ATK.
-
Mbi 900 punëtorë kanë aplikuar në ATK për të fituar nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike
-
Hapet aplikimi për ankesa për ata që s’i morën 100 eurot
-
Rihapet aplikimi për mbështetje të punësimit të grave
-
Bizneset që hapin vende të reja pune për gratë do të mbështeten nga shteti për tre muaj
-
Vetëm 1% e bizneseve kërkuan subvencionimin e rritjes së pagave për punëtorë