Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se dhuna që është parë në videot e publikuara të enjten ndaj dy shqiptarëve në veri, shpërfaqë veprimet e grupeve kriminale serbe që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Atiqi ka thënë se veprime të tilla kriminale janë të papranueshme dhe të dënueshme.
“Akti i dhunës ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, i shfaqur tashmë edhe përmes videos, shpërfaqë veprimet e grupeve kriminale që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë. Qyteti ynë ju përket të gjithë qytetarëve dhe assesi bandave kriminale që tentojnë ta mbajnë dhunshëm kontrollin mbi të”, ka shkruar ai.
Atiqi ka kërkuar nga organet kompetente që ta zbardhin rastin dhe t’i sjellin kriminelët para drejtësisë.
Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Ata janë dërguar në spital pas lëndimeve të marra.
-
Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës, dërgohen në spital
-
Protestë në festivalin e jazit në veri, fyhet kryetari Atiq
-
Gjashtë serbë arrestohen në Mitrovicë të Veriut, pas sulmit ndaj tre policëve
-
Në Mitrovicën e Veriut “tejkalohet” numri i nënshkrimeve të kërkuara për shkarkimin e kryetarit
-
Identifikohen dy të dyshuar lidhur me sulmin në Mitrovicë të Veriut