Nënshkruesi i Marrëveshjes 15-pikëshe të Brukselit, e ku në njërën prej tyre parashihte edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ish-kryeministri Hashim Thaçi, e kishte cilësuar dokumentin si “marrëveshje historike”, e që sipas tij, nënkuptonte “njohje de jure” të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Gati 10 vjet më vonë, nuk ka njohje të pavarësisë, e për Asociacionin gjithnjë e më shumë po bëhet presion të krijohet.
KOHA jua sjell një kronologji të ngjarjeve, bazuar në ballinat e së përditshmes “Koha Ditore”, që nga dita kur u firmos marrëveshja në Bruksel, më 19 prill 2013, nga ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, në praninë e baroneshës Catherine Ashton.
- Në fakt, KOHA kishte zbuluar planin për Asociacionin gjashtë javë para se ai të firmosej në Bruksel. Me titullin: Edhe Asociacion edhe Zajednicë, gazeta kishte zbardhur gjithë atë që do të pasonte, duke filluar nga emërtimi e deri të kompetencat.
- Më 20 prill, “Koha Ditore” kishte dalë me titullin: “Normalizimi historik” në 15 pika. Pos deklaratave të baroneshës Catherine Ashton, atëherë përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe të Daçiqit, ish-kryeministri Thaçi kishte shprehur bindjen se “kjo paraqet njohje nga Serbia”. Por ai, edhe ishte i vetëdijshëm se në Kosovë do të hasë në kundërshtime. “Jemi të vetëdijshëm se do të ketë njerëz edhe në Kosovë, edhe në Serbi që nuk do të jenë të kënaqur me këtë zgjidhje, por kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme edhe për Kosovën, edhe për Serbinë”, kishte thënë Thaçi. Pak nga këto 15 pika të Marrëveshjes së 19 prillit zbatohen sot, ndërkohë që Asociacioni është kthyer në agoni për vendin dhe të ardhmen e tij.
- Në numrin e 26 majit 2013, “Koha Ditore” doli me titullin: Thaçi ia konfirmon Ashtonit Planin pa e pyetur Kuvendin. Thaçi ia kishte konfirmuar me shkrim baroneshës Ashton se Kosova e pranon Planin e zbatimit të Marrëveshjes së 19 prillit. Dokumenti ishte votuar në Qeveri më 25 maj dhe aty, Thaçi paralajmëroi se atë do ta procedojë për votim edhe në Kuvend. Por, këtë nuk e bëri.
- Ballinën e 8 qershorit, “Koha Ditore” ia kushtoi procesit dialogues dhe lënien anash të deputetëve. Me titullin: Qeveria ka lënë deputetët jashtë dialogut me Serbinë, gazeta shtjelloi çështjen e rezolutës së Kuvendit që autorizoi Qeverinë të dialogojë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e ku parashihej edhe pjesëmarrja e komisioneve parlamentare në këtë proces. Por komisionet kurrë nuk ishin ftuar apo konsultuar nga Qeveria deri në atë datë.
- Më 28 qershor 2013, në ballinë të “Kohës Ditore” zuri vend raporti për ratifikimin e Marrëveshjes së Brukselit, me titullin: Tensionimi s’e ndali ratifikimin. Në raport, specifikohet se me gjithë tensionimin e krijuar nga “Vetëvendosja”, deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan Marrëveshjen me Serbinë me 84 vota për, tri kundër dhe një abstenim. Procesi i votimit u bë i mundur vetëm pasi që Policia e Kosovës nxori nga salla deputetët e “Vetëvendosjes.
- Më 30 qershor, gazeta ballinën ua kishte kushtuar negociatave në Bruksel për dy çështje që as sot nuk kanë gjetur zbatim: çështjes së Telekomit në veri dhe energjisë, po në veri. Me titullin: Kompromisi për energji dhe Telekom legjitimon autonominë, gazeta kishte shtjelluar temat përmes disa analistëve, mes tyre edhe Lumir Abdixhiku, që atëherë ishte drejtor ekzekutiv në Riinvest, e sot kryetar i LDK-së.
- Me kompetenca ekzekutive apo thjesht një OJQ? Këtë temë, në lidhje me statusin që do të kishte apo edhe do të ketë, meqë nuk është krijuar ende, “Koha Ditore” e kishte shtjelluar më 26 gusht 2015, me tekstin me titull: Një marrëveshje për Asociacionin, dy interpretime. Përderisa kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa, insistonte se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, për themelimin e të cilit në Bruksel ishte arritur marrëveshje rreth parimeve, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, pala serbe thoshte se kjo “Bashkësi do të ketë kompetenca të gjera, do të ketë raporte direkte me Beogradin, do të ketë kryetar, kuvend, flamur dhe madje do të mund të përfaqësohet edhe jashtë Kosovës”.
- Numri i 29 gushtit 2015, nxirrte kryeministrin e asaj kohe, Isa Mustafa, të bindur se marrëveshja rreth parimeve për krijimin e Asociacionit, të cilën e kishte firmosur vetë, nuk prekte rendin kushtetues. Me titullin: Mustafa: Asociacioni nuk imponon ndryshime kushtetuese, gazeta ia kushtoi ballinën kryeministrit të kohës, Mustafa, që dha dy zotime: nuk do të ndryshohet Kushtetuta për llogari të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe do të vihen para përgjegjësisë ata që kanë tentuar t’ia cenojnë pronën. Deri këtu, çdo kush mbronte pozicionin e vet dhe interpretonte Kushtetutën sipas mënyrës së tij. Më pas foli Kushtetuta.
- Më 24 dhjetor 2015, ballina e Kohës ishte rezervuar për vendimin e Kushtetueses, që një ditë më herët shpalli të 7 kapitujt e Marrëveshjes rreth parimeve si antikushtetues, sidomos atë për të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. Në vendim, Kushtetuesja nuk tha se Asociacioni nuk duhet të bëhet.
{gallery}
-
Shumica e BE-së do ta njohin pavarësinë
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë
-
Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës
-
Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën
-
Costa: BE-ja s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë Kosovës