Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka folur për ndryshimin e Ligjit për qeverisje lokale. Ai ka thënë se reagimi i tyre ka ardhur për shkak të moskonsultimit me akterët e përfshirë në këtë ligj.
Sipas tij, komunat kërkuan që ky ndryshim të shtyhej pas zgjedhjeve lokale.
“Në takimin e parë dhe të dytin ne kemi munguar. Kryetarët e komunave kanë kuptuar nga mediat që të premten ka ndodhur ky plotësim-ndryshim në Qeveria. Në këtë ndryshim përmendet pozita e nënkryetarit”, ka thënë ai, duke shtuar se ka shumë dilema rreth këtij posti.
Ai ka thënë se nënkryetari nuk mund ta luajë rolin e nënkryetarit në asnjë moment. Ibrahimi ka shtuar se nënkryetari nuk del për të kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhje.
Sipas tij, është bërë një ndryshim kozmetik në çështjen e zëvendëskryesuesit.
“Unë deklaroj atë që kërkojnë kryetarët e komunave. Ata kanë kërkuar një reagim të tillë në nivelin qendror dhe konsultat me kryetarët janë të paneglizhueshme. Ne kemi kërkuar që të shtyhet për pak ky proces. Për Ligjin për pagat kemi qenë të involvuar nga fillimi, por në ligjin për vetqeverisje lokale nuk e di pse nuk kemi qenë të përfshirë”, ka thënë ai.