Ligji për kualifikim, rikualifikim dhe punësim të personave me nevoja të veçanta nuk është duke gjetur zbatueshmëri i tëri në katër komunat e rajonit të Pejës: Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan. Sipas këtij ligji, komunat, institucionet e tjera apo çdo organizatë që ka 50 punëtorë, një prej tyre duhet të jetë me nevoja të veçanta, përfshirë këtu edhe persona të verbër.
Në Administratën Komunale të Pejës, siç thotë shefi i personelit, Muhamet Kelmendi, aktualisht janë të punësuar 265 punëtorë. Por në vend që të jenë të punësuar pesë persona me nevoja të veçanta, sipas Kelmendit, janë vetëm tre, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kemi tre persona me nevoja të veçanta të angazhuar në kuadër të personelit të rregullt në Administratën Komunale dhe ata e kanë statusin e shërbyesve civilë”, thotë Kelmendi.
Moszbatimin e tërë në praktikë të këtij ligji për persona me nevoja të veçanta, Kelmendi e ndërlidh me mungesën e vendeve adekuate të punës, që iu përgjigjen aftësive të tyre fizike.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)